KEK-u fton qytetarët për shlyerjen e borxhit para 2 shtatorit

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 11:24 | Nga

Duke qenë se afati për faljen e borxheve ka hyrë në muajin e fundit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe t’i nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit me 02 Shtator, 2016.

Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO konsumatorët kanë filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s, dhe deri më tani janë nënshkruar mbi 21 mijë kontrata (12 %) ndërsa, konsumatorëve të tjerë u mbeten pak më shumë se 20 ditë për të përfituar nga kjo mundësi.

“Meqenëse kjo varet nga vetë vullneti i konsumatorëve, KEK-u inkurajon të gjithë konsumatorët të përfitojnë nga kjo mundësi që ua jep ligji për faljen e borxheve publike dhe sa më parë të drejtohen në zyrat e KEDS/KESCO për nënshkrimin e kontratave në të gjitha pikat anë e kënd Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme