KEK-u jep detaje për shpërthimin e zjarrit në afërsi të Termocentralit Kosova B

| 08 Mar 2022 | 16:34 | Nga

Një zjarr ka ndodhur në fabrikën e plastikës në Obiliq, ku kanë intervenuar zjarrfikësit e KEK-ut me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale.

Siç thuhet në një njoftim nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), zjarrfikësit më pas kanë dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi.

“Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri.
Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrë fikjes dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2, menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet në njoftim nga KEK-u

Të ngjashme