Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Korporatën Energjetike të Kosovës. Këta të fundit, thonë se nuk kanë ndonjë informacion llidhur me kontrollin e kryer nga Policia e Kosovës.
‘’Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontroll nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe. Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit’’, thuhet ne reagimin e KEK-ut.