KEK-u po prodhon me kapacitete të plota

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 18:41 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se është duke prodhuar me kapacitete të plota që qytetarët e Kosovës të kenë energji elektrike edhe gjatë këtyre ditëve me acar.

“Falë angazhimit maksimal të punëtorëve dhe punës ekipore të menaxhmentit të KEK-ut, përgatitjet e bëra gjatë gjithë vitit po japin rezultate pozitive edhe gjatë këtij dimri”, thuhet në një njoftim shtypi të KEK-ut.

“KEK-u, tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik, në bazë të procedurave të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur”.

“Në vazhdën e përgatitjeve dimërore, përveç remonteve të blloqeve, KEK-u bën edhe planifikimin e rregullte të mbrojtjes nga të ftohtit të objekteve dhe pajisjeve kryesore në TC-A, TC-B dhe Miniera, dhe gjithashtu kujdeset që të ketë rezerva të mjaftueshme të lëndës djegëse (qymyr dhe mazut)
Prandaj, KEK-u gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arritur me sukses të realizojë prodhimin konform planifikimeve dhe bilancit energjetik, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për sezonin dimëror dhe nuk ka mëdyshje se prodhimi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Megjithëse në komunikatë nuk jepen detaje se sa është prodhimi aktual, KEK shprehet se do të bëjnë maksimumin që edhe tani e tutje të gjithë qytetarët e vendit të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme