Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me rastin e festave të Vitit të Ri, sot ka shpërndarë 330 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit.
Në këtë rast 101 nxënës të shkollës Fillore “MIGJENI” në Sibovc kanë mirëpritur dhuratat.
“Ky është një gjest bujar për komunitetin, e falënderoj KEK-un që i bënë nxënësit të buzëqeshin”, tha përfaqësuesja e shkollës Leonora Sadiku.
Dhurata janë shpërndarë edhe në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” në fshatin Hade dhe Lajthisht, si dhe shkollën fillore “Abdurrahman Gërguri” në Dardhishtë.
KEK-u ka pas nderin që sot të ndaj dhurata edhe për fëmijët e invalidëve të luftës, dega e Obiliqit.
Zyrtarët e KEK-ut duke u shpërndar dhuratat I uruan festat të gjithë nxënësve dhe fëmijëve të Komunës së Obiliqit.
“Ndihem jashtëzakonisht I privilegjuar që sot në emër të KEK-ut pata mundësin tu ndaj nga një dhurate nxënësve në rrethinën ku ne operojmë, me të vërtët është kënaqësi të jesh në mesin e nxënësve në raste të tilla gëzimi”, theksoi Skënder Bucolli, drejtor i marrëdhënieve me publikun dhe komunitetin në KEK.
Iniciativën e KEK-ut e ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, i cili edhe ka qenë prezent gjatë shpërndarjes së dhuratave.
“Falënderojmë KEK-un që sot i gëzuan fëmijët e rrethinës së Obiliqit dhe shpresoj që ndihma e KEK-ut për komunitetin do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh Gashi.