Gjatë seancës dëgjimore të hënën në komisionin parlamentar, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë disa deklarata çorientuese lidhur me linjat e furnizimit me ujë të pijshëm në Deçan, të cilat janë ndërtuar të reja nga KelKos Energy në vitin 2015.
Dukshëm, kjo ka qenë për shkak të mungesës së informatave lidhur me këtë projekt, faktet janë krejt ndryshe:
➢ Janë ndërtuar të reja dy linjat e furinizimit me ujë të pijshëm për Deçanin dhe për fshatrat afër
Deçanit
➢ I gjithë procesi i ndërtimit është mbikqyrur nga një mbikqyrës i pavarur i terrenit nga Hidrodrini
➢ Janë hequr gjitha pjesët e vjetra të instaluara, që kanë përmbajtur materiale potencialisht të
dëmshme, që kanë mundur të intoksikojnë ujin e pijshëm
➢ Gjitha burimet ekzistuese të ujit janë lidhur, si dhe janë shtuar burime të reja sipas kërkesës së
Hidrodrinit
➢ Të dyja linjat e ujit të pijshëm janë avancuar me dhoma të reja të burimit të ujit, me dhoma
mbledhëse, me ndërtesat e pikave të larta dhe ndërtesat e dorrëzimit
➢ Testimet përfundimtare të dorëzimit të tyre për Hidrodrinin më 11 Maj 2015 kanë treguar
rritje signifikante të vëllimit të ujit të pijshëm për minut me gypat e ri
➢ Planet precise të ndërtimit paraqesin për herë të parë lokacionin e saktë të gypave
nëntokësorë.
Investimi total i KelKos Energy në sistemin e ri të ujit të pijshëm për Deçanin dhe fshatrat përreth ka
kaluar vlerën prej 1,5 Mio. €. Për pesë vite sistemi operon pa asnjë problem nën menaxhimin e
Hidrodrinit.
Duhet të theksohet që ky sistem i ujit të pijshëm operon plotësisht i ndarë nga hidrocentralet përgjatë
lumit Deçan. KelKos Energy nuk ka asnjë lloj përfitimi nga sistemi i ri i ndërtuar, që menaxhohet në
mënyrë autonome nga Hidrodrini.
Ky është një shembull i cili dëshmon plotësimin 100% të kushteve për KelKos Energy në marrëveshjen
me Komunën e Deçanit. KelKos Energy në vitet në vijim do të vazhdoj angazhimin e vet për qytetarët
e Deçanit edhe në fushat tjera si kulturë dhe mbështetje shoqërore.