Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, konsideron se Kosovës i duhet përmbyllja e pavarësisë, pranimi në OKB dhe institucionet tjera ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, NATO dhe Bashkimi Evropian.
Ndërsa, sa i përket zgjidhjes së problemeve me Serbinë, Kelmendi ka thënë se BE është në rolin e ndërmjetësuesit, por për ta shtyrë vendimin përfundimtar nevojitet edhe politika, fuqia e shtetit amerikan (deri më tash e njohur për shqiptaret, Serbinë dhe globin).
Pra, siç ka vlerësuar Kelmendi, e kaluara dhe e ardhmja e Kosovës është Amerika.
Postim i plotë:
Përulja para të sakrifikuarve të luftës, Amerika dhe tryeza e idhët ndërmjetësuese
Kosovës i duhet përmbyllja e pavarësisë, pranimi në OKB dhe institucionet tjera ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, Nato dhe EU.
Për të zgjidhur çështjen e Kosovës EU është në rolin e ndërmjetësuesit, por për ta shtyer vendimin përfundimtarë nevojitet edhe politika, fuqia e shtetit Amerikan (deri më tashë e njohur për Shqiptaret, Serbinë dhe Globin). Pra e kaluara dhe e ardhmja e Kosovës është Amerika.
Miqtë tonë, opsion të vetëm e kanë për të vendosur në tryezën e bisedimeve, opsionet e mundëshme të cilat dërgojnë tek zgjidhja. Secili opsion do jetë i idhët për pjesëmarrësit në tryezë e në veçanti për Kosovën, por do jetë zgjidhja e të ardhmes Kosovare.
Opsionet që po përfolen, janë ndarja apo shkëmbimi i territorit, të përfolurat thuhet që janë, nuk janë opsione, por sigurishtë që diçka në këtë përfolje ka, e populli nuk e ka si informacion.
Nëse shohim vuajtjet e shqiptarëve në Serbi, e në veçanti shqiptarëve të Lugines së Presheves për të cilët ne nuk mundë të sigurojmë jetë të mirë dhe demokratike (as librat e shkollarëve nuk kemi arritur tju dërgojmë).
Po të kisha mundësi ta vendosë në atë tryezë opsionin e kthimit të territorit të luginës së Preshevës në Kosovë, e të zgjidhej si propozim, do kishim gëzuar zemrat dhe të ardhmen e sigurtë të qytetarëve të Lugines.
Nëse në tryezë gjendet edhe opsioni serb (i njohur si kërkesë, të gjithe serbet në një shtet), opsion i hidhur, i pa pranueshëm për ne, por për ndërmjetësuesit gjithnjë e konsideruar si opsion (të lexojmë të kaluarën e Odave të Burrave). Kur mbesin dy opsione në tryezë, është më se e sigurtë se do zgjidhet njëri, i cili do jetë i idhët për të dyja palët, por juridikisht i imponueshëm për të dyja palët dhe detyrimisht i implementueshëm.
Nga këndi im, mendojë që për ne duhet të jetë e rëndësishme, mbeshtetja për zgjidhje, garantim implementim dhe besueshmëri që zgjidhja është më e mira e mundshme, e aty është Amerika dhe EU si implementuese e kësaj zgjidhjeje.
Ne sot jemi dëshmitarë të sakrifikicave të Familjes Jashari, Haradinaj dhe politikanit Rugova të cilët u mbështetën dhe u realizuan po nga Amerika.
Atëherë, në asnjë moment nuk ka vend për dyshime dhe veprime të çfardoshme ndaj miqëve tanë ndërkombëtarë dhe çdo dyshim për çfarëdo bindje politike duke u bazuar në të kaluarën nuk duhet gjetur mbështetje.
Qytetarët janë dëshmitarët e vërtet, të cilët po transmetojnë nga brezi në brez, miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikes!
Rrnoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën!(sic)