Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar për rastin e vrasjes së 18 vjecares në Ferizaj.
Një 18 vjecare është dorëzuar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt të dielën nga dy persona, njëri prej të cilëve është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kelmendi ka reaguar duke thënë se rasti në fjalë është dëshmi e rritjes së degjenerimit ndër të rinjtë.
“Vrasja e vajzës në Ferizaj është dëshmi e rritjes së fenomenit degjenerues brenda rinisë në përgjithësi dhe djemve në veçanti. Është dëshmi e mentalitetit patriarkal në shoqërinë tonë. Shteti duhet ta tregoi forcën më të ashpër ndaj atyre që marrin guximin të i lëndojnë vajzat.
Ai vazhdon tutje duke thënë se zgjidhja ndaj këtyre fenomeneve është edukimi fetar.
“Shpëtimi i rinisë tonë është edukimi fetar. Edukimi fetar na mëson se vajzat meritojnë respektin më të lartë në shoqëri”, përfundoi ai.