Kelmendi i jep ide UP-së për shfrytëzimin e energjisë termike

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 12:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, sot vizitoi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me rektorin e Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj, kanë biseduar për projekte të ndryshme, por edhe për shfrytëzimin e energjisë siç është ajo e energjisë së ripërtërishme në Obiliq.

Marjan Demaj tha se shfrytëzimi i energjisë do t’ua mundësojë profesorëve të UP-së që njohurit e tyre t’i shfrytëzoj në praktika të mësimdhënies.

“Ideja se si të shfrytëzohen energjitë e ndryshme i mundëson profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe eksperteve të japin një ide dhe njohurit e tyre të shfrytëzohen në praktikë në mënyrë që fillimisht serrat e ndryshme të bujqësisë në Kosovë të shfrytëzohen me nxehje sa më të mirë”, ka thënë Demaj.

Ndërkaq zëvendëskryeministri Kelmendi u shpreh se Qeveria është e interesuar që përdorimi i energjisë termike që lirohet të përdoret për serat dhe për sferën ekonomike.

“E informuam rektorin që studentët të fillojnë të përgatiten për projektet të shumta dhe të fillojnë që të bëhen pjesë e marrjes së kredive. Të krijojmë një grup punues, dhe të shohim sa mund të gjejmë investitorë, por do të kyçim edhe USAID-in në mënyrë që të na mbështesin në nismën e këtyre projekteve.

Zëvendësministri Kelmendi gjithashtu tregoi që këto projekte donë kohë por që sipas tij mjafton që ka vullnet dhe ide për punë.

ramiz-kelmendi-marjan-dema ramiz-kelmendi3ramiz-kelmendi1
marjan-dema11
ramiz-kelmendi-zv-kryeminister

Të ngjashme