Kelmendi kërkon seancë të jashtëzakonshme për Nehat Thaçin

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 15:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka filluar të mbledhë nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e policit Nehat Thaçi, ditë më parë nga autoritete serbe.

Për ta bërë një gjë të tillë, deputetit Kelmendi i duhen 40 nënshkrime të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Në orët e hershme të mëngjesit të 29 shtatorit, Policia Kufitare e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Siç është raportuar, ai është arrestuar derisa po shkonte në Nish të Serbisë për një gjykim.

kelmendi

gezim-kelemndi2

 

Të ngjashme