Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi tha se PDK –ja është mbështetëse dhe promotor i prishjes së kësaj qeverie.
Ai ka përmendur edhe të këqijat që i ja ë sjellë vendit.
“E kemi shkatërruat vendin për interesa tona personale, ekonomia e vendit tonë është e rrënuar kemi më shumë import sesa eksport. FSK nuk ka arritur të shndërrohet në ushtri. Dhe kjo e ka një mesazh të qartë që të gjitha qeveritë kanë punuar për interesa personale”, ka thënë ai.
Sipas tij ky koalicion ka qenë i suksesshëm vetëm në emërime të posteve, emërimi i anëtarëve të bordit pa kualifikime dhe e treta është eksodin masiv me qytetarët e Kosovës.