Kelmendi: Kosova po hyn në një fazë të zhvillimit

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 16:48 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, u takua me përfaqësuesit e Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë.

Gjatë takimit me ekonomistin kryesor të saj, Alban Zogaj, zëvendëskryeministri Kelmendi u interesua për punën dhe angazhimet e kësaj zyre në fushat e mundshme prej nga pritet të dorëzohen projektet në MCC, siç mund të jenë energjia, sundimi i ligjit, mjedisi dhe fushat tjera.

Gjatë takimit u bisedua edhe për programet në të cilat Kosova mund të kualifikohet dhe të cilat do të kenë impakte të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar përkrahjen duke theksua se Kosova po hyn në një fazë të zhvillimit në të cilën ka nevojë për përkrahje sa më të madhe për avancimin e sektorëve të ndryshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme