Kelmendi paraqitet nga klinika ku po e merr trajtimin mjekësor, thotë se është kërcënuar ai dhe familja e tij (Video)

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:12 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka treguar se nuk mund të vijë në Kuvendin e Kosovës.

Ai  për “RTV Dukagjini” se është lajmëruar nga shtrati i Klinikës në të cilën është shtruar ai, dhe ku është duke e pastruar gjakun në tretman treditor.

“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë kundër. Dihet vendi nga unë vi, që jetoj dhe punoj atje. Është krijuar opinioni që të gjithë ata që e votojnë demarkacionin, janë tradhëtar të vendit”, ka shtuar Kelmendi.

Ai tha se do ta votonte demarkacionin sikur kërcënuesit ndaj tij dhe familjes së tij dalin e kërkojnë falje publike.

“Nëse nesër vazhdon parlamenti më punën do të jem i gatshëm të vazhdoj procesin në Parlament. Gjithnjë kom besuar se demarkacioni ka qenë çështje vërtetë që nuk ka pasur nevojë të prolongohet. Unë kam qenë kundër për shkak të shqetësimeve të rugovasve që po humbin territor. Kam marrë kërcënime ne emër personale dhe në të anëtarëve të familjes. Për vete nuk kam frikë fare, por për anëtarët e familjes”, ka theksuar Kelmendi.

Ai ka konfirmuar se Policia e ka vizituar atë dhe familjen e tij në shtëpi, duke shtuar se e kanë dëgjuar edhe bashkëshorten e e Kelmendit se nuk po mund të dalin në pronat të cilat i kanë në Rugovë, për shkak se po ndjehen të kërcënuar.

“Jemi në gjendje me bisedu me ta, por jo të jap emra. Ata na kanë kërcënuar në formën më të ulët, me e porosi për anëtarët e familjes. Ata nuk mund të lëvizin lirshëm, nëse unë e votoj demarkacionin”, ka theksuar Kelmendi.

Ekskluzive: Deputeti Ramiz Kelmendi flet nga tretmani i hemodializës

EKSKLUZIVE: Ramiz Kelmendi flet nga tretmani i hemodializës."Më kërcënuan, nuk mund ta votoj demarkacionin"

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 20. März 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme