Kryetari i partië Fjala Gëzim Kelmendi ka uruar qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për festën e 28 nëntorit, ai është shprehur se populli i Shqipërisë dhe Kosovës janë një,
Ky është postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
“Patriot, trima dhe intelektualë në krye me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin luftuan dhe punuan që Shqipëria dhe Kosova ta shpallin pavarësinë me 28 Nëntor.
Por përshkak të luftërave me ushtritë e vendeve fqinje si Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë në njërën anë dhe vendimit jo të drejtë të Kongresit të Berlinit me 1878 në anën tjetër, Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të qëndrojnë bashkë, por u ndanë.
Shqipëria shpalli pavarësinë me 28 Nëntor 1912, ndërsa Kosova mbeti e ndarë nga Shqipëria.
Fillimisht Kongresi i Berlinit me 1878, pastaj Konferenca e Londrës me 1913 vulosën çështjen e Kosovës.
Kosovën e ndajnë dhe pjesën më të madhe të tokave të Kosovës ia dhurojnë Malit të Zi dhe Serbisë.
Por edhe pas këtyre vendimeve të padrejta, pas luftërave, masakrave dhe gjenocidit të Serbisë dhe Malit të Zi ndaj Kosovës, populli Kosovës nuk u dorëzua asnjëherë.
Rezistenca, sakrifica dhe vendosmëria e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi nuk u ndal asnjëherë.
28 Nëntori i vitit 1997 ishte dalja e parë publike e UÇK-së.
Bijtë dhe bijat e këtij vendi në krye me Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lufta dhe sakrifica e tyre u kurorëzua me lirinë dhe pavarësine e Kosovës.
Se Shqipëria dhe Kosova janë një popull dhe një shtet, por të ndarë padrejtësisht, e dëshmoi edhe tragjedia e këtyre ditëve në Shqipëri si pasojë e termeteve.
Edhe Shqipëria edhe Kosova po e bashkëndjejnë dhimbjen e madhe si pasojë e termeteve.
Shqipëria dhe Kosova kanë qenë, janë dhe do të jenë një popull”.