Kelmendi: Për situatën në veri të veprohet në bashkëpunim me ShBA-në dhe shtetet e Quint-it

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Kelmendi ka thënë se sot për të implementuar një marrëveshje të nënshkruar të fuqizuar me kohë, në mes Kosovës dhe Serbisë po na pamundësohet të bëjmë veprime e edhe Bashkësia ndërkombëtare po na bënë palë që duhet vepruar, që nga kjo del se nëse ne detyrohemi të tërhiqemi atëherë edhe Policisë me njësitë e saj Speciale nuk do i lejohet shkuarja (siç ndodhë edhe me FSK-në, ku edhe një grup i caktuar politik dërgonte në Kushtetuese ligjshmërinë e nënshkrimit mes KFOR-it dhe institucioneve që FSK të shkojë me pëlqimin e KFOR-it).

Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se duhet që “në mënyrë emergjente të bëhen kontakte të ngjeshura me SHBA-të dhe shtetet e Quintit, të dilet faqebardhë, të tregohet bashkëpunimi i sinqertë me këtë dhe të dilet nga situata me mençuri politik – edhe pse të gjithë e dijnë se është e drejtë e jona e pakontestueshme”.

Postimi i plotë:

INSTITUCIONET TË VEPROJNË ME EMERGJENCË PËR TË FITUAR PËRMBYLLJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS E JO INCIDENTIN MOMENTAL

Jemi dëshmitarë të zhvillimeve politike që nga pas-lufta, kur qytetarëve e dëbuar nga shtëpitë dhe banesat e tyre të veriut të Kosovës u pamundesohej kthimi. Njejtë po ju pamundësohet renovimi i shtëpive dhe banesave edhe tani. Po detyrohen të shesin në mënyrë që ajo pjesë të jetë e pastër etnikisht.

Jemi dëshmitarë të kohës së gjatë që institucionet nuk kanë qenë të shtrira fare ose vetëm ato që ishin në interes të pakicave, por edhe këtë gjë e kemi të njohur. Krerët shtetëror fare apo me përcjellje të fuqishme institucionale ose të KFOR-it (besa edhe me pëlqimin e strukturave paralele) dhe atë duke shkuar rrugëve tërthore, kryesisht të banuara me shqiptarë, kanë bërë vizita në pikat kufitare.

Por edhe sot për të implementuar një marrëveshje të nënshkruar të fuqizuar me kohë, në mes Kosovës dhe Serbisë po na pamundësohet të bëjmë veprime e edhe Bashkësia ndërkombëtare po na bënë palë që duhet vepruar, që nga kjo del se nëse ne detyrohemi të tërhiqemi atëherë edhe Policisë me njësitë e saj Speciale nuk do i lejohet shkuarja (siç ndodhë edhe me FSK-në, ku edhe një grup i caktuar politik dërgonte në Kushtetuese ligjshmërinë e nënshkrimit mes KFOR-it dhe institucioneve që FSK të shkojë me pëlqimin e KFOR-it).

Duke parë këto ngjarje dhe veprime të kohës së pasluftës delë se Institucionet tona do zbehen edhe më shumë për të implementuar ligjeshmërinë në pjesën veriore të saj dhe kjo po na e zbehë edhe mundësinë e shkëmbimit të territorit (që unë gjithnjë kam qenë për atë veprim). Me duhet të kthehem pak në vitet 1950, kur kryekrimineli Rankoviq i bashkëngjiti Kosovës, Mitrovicën veriore, Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun me popullësi serbe mbi 98 % për ta shkoqur nga Territori i Kosovës, Medvegjën, Preshevën dhe Bujanocin me popullësi mbi 70% shqiptare, duke arritur që politikisht ta prezantojë strukturën e re të popullësisë në Kosovë më ndryshe dhe kjo i dha rezultate, që Kosova mos të fitonte as atëherë statut të barabartë me popujt tjerë).

Prandaj, nga kjo, si rikujtim për spektrin politik kosovarë, duhet që në mënyrë Emergjente të bëhen kontakte të ngjeshura me SHBA-të dhe shtetet e Quintit, të dilet faqebardhë, të tregohet bashkëpunimi i sinqert me këtë dhe të dilet nga situata me mençuri politik – edhe pse të gjithë e dijnë se është e drejtë e jona e pakontestueshme.
Një proverbë thotë se e drejta është vijë e drejtë por nuk duhet kuptuar se mund të vihet në vendin e duhur gjithnjë.

Të ngjashme