Deputeti i pavarur i kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, mbështet mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë. Ai madje ka thënë se kjo qeveri do të rrëzohet brenda këtij muaji.
Kelmendi në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se e njëjta situatë kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur qeveria e asaj kohe ishte rrëzuar në të njëjtën mënyrë.
“Arsyetimi ka qenë që deputetët serbë nuk e kanë mbështet themelimin e ushtrisë dhe të njëjtën situatë e kemi edhe tash nuk e mbështesin themelimin e ushtrisë dhe mundohen dikund ta gjejnë ndonjë arsyetim dhe tash e kanë gjet momentin e duhur të njëjtë sikur të vitit 2014 muaji i njëjtë muaji prill është situata e njëjtë koha e njëjtë dhe procedura e njëjtë. Kështu që personalisht do ta mbështesë dhe jam optimist se kjo qeveri brenda këtij muaji do të shkarkohet.
Kelmendi mendon se ky mocion më së shumti i shkon përshtati PDK-së dhe deputetëve të saj të cilët me dëshirë do ta votojnë ngase është mundësia më e mirë që të shkarkojnë Qeverinë e Kosovës.
Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme i shkojnë përshtati PDK-së dhe LDK-së, andaj beson se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.
“PDK ka dal publikisht se është për zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe kjo është mundësia më e mirë për PDK-në ndërsa edhe partia tjetër e koalicionit LDK vetëm ka nis fushatën para zgjedhore kështu që për të dy palët është në interes që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por presin momentin se kush do të filloj i pari”, përfundon ai.