Ish-deputeti Gëzim Kelmendi, kryetar i Partisë Fjala, gjatë ditës së djeshme ka publikuar në rrjetin social Facebook një status ku shprehet kundër paradës së komunitetit LGBT që pritet të mbahet më 10 tetor në Prishtinë.
I mënjëhershëm ka qenë reagimi i Facebook-ut, i cili i ka dërguar Kelmendit një njoftim për t’i treguar se atë publikim ia kanë fshirë nga faqja, sepse si i tillë nuk i përmbahet rregullave të përcaktuara nga ta, përcjell EkonomiaOnline.
Facebook ka arsyetuar se postimin e Kelmendit e ka fshirë sepse përmban fyerje apo sulme ndaj të tjerëve në bazë të përcaktimit të tyre seksual.
“Paramendoje, Facebook-u ma fshinë postimin që kam bërë për paradën e homoseksualëve në profilin tim privat në FB.Po dëshirojnë me “zorr” me na shti me i dashtë homoseksualët. Jo more, kur të doni dhe kur të dëshironi, debatojmë me gjuhën e argumenteve, por jo me gjuhën e imponimeve”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe mesazhin e pranuar nga Facebook.