Kelmendi: Urrejtja për Islamin që ekziston në VV, ka filluar të del në pah

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë FJALA ka reaguar ndaj deklaratës së VV-së deklaratë e cila e quan të papranueshme dhe të dëmshëm faktin që Kosova  cilësohet si vend islamik sipas presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ky është reagimi i kryetarit Kelmendi:

Urrejtja për Islamin që ekziston në VV, ka filluar të del në pah!

Vetëvendosjes  po i pengon fakti që presidenti i SHBA-ve Donald Trump e quan Kosovën shtet me shumicë muslimane.

Bile bile nga urrejtja që kanë ndaj Islamit nuk dijnë ta bëjnë dallimin mes vendit me shumicë muslimane dhe vendit islamik.

Sipas kësaj deklarate të VV-së, është e papranueshme dhe e dëmshme që Kosova të pasqyrohet si një vend islamik.

Këta të VV-së i kanë marrë ma shumë se 200 mijë vota nga muslimanët, ndërsa tani nuk ngurrojnë ta tregojnë urrejtjen ndaj Islamit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme