Zëvendëskryeministri në detyrë, Ramiz Kelmendi ka vizituar kompaninë ‘Intercoop Group’ në Pejë, e cila që nga fillimi i punës e deri me tani vepron suksesshëm në tregun Kosovar, duke ofruar dhe prodhuar produkte ushqimore të kualitetit shumë të lartë.
Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri në detyrë e informoi Kompaninë “Intercoop” rreth Pakos Fiskale 2 e poashtu për planet e ardhshme dhe punën që ka bërë qeveria Mustafa në këtë mandat qeverisës.