Janë ndër aktorët më të dashur për publikun.
Dhe tani Burak Ozçivit dhe Fahryie Evcen kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit të kaluar, shkruan lajmi net.
Përpos që shquhen për rolet e shumta, ata janë bërë edhe një nga çiftet më të përfolura të shoubizit të cilët komentohen vazhdimisht.
Sot, bashkëshortja e Burakut feston ditëlindjen e 32-të, e që padyshim nuk ka munguar as urimi i personit më të veçantë në jetën e saj.
“Gruaja ime e bukur urime ditëlindjen me shëndet dhe të lumtur gjithmonë bashkë”, ka shkruar Ozçivit.
Kujtojmë që Burak u bë më i njohur për shqiptarët me rolin e “Kemalit”, në serialin turk “Kara Sevda”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BjmWU2cAy7M/?utm_source=ig_embed