Dje në rrugën Ferizaj-Prishtinë një veturë ka goditur një këmbësore e cila nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, aksidentalisht ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.