Këmbim valutor, leku zhvlerësohet pas festave të fundvitit

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku është zhvlerësuar kundrejt të gjitha monedhave të huaja.

Pas festave të fundvitit, që u shoqëruan me zhvlerësim të ndjeshëm të valutave kryesore euro dhe dollar, për shkak të prurjeve të lartë në treg, (nga emigrantët, rritja e konsumit në treg, të importeve etj) referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fillim të javës së dytë të muajit janar 2019, duket se valutat kanë rimarrë pozitat në këmbim me lekun.

Kështu euro këmbehet me 123.81 lekë ose 0,26 lekë më shumë në fillim javë dhe dollari amerikan ka fituar sot 0,12 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 108.14 lekëve.

Pozitat i ka forcuar ndjeshëm edhe paundi britanik me 0,46 lekë dhe franga zvicerane me 0,32 lekë.

Operatorët e tregut valutor shprehen se, kërkesë-oferta dikton ecurinë e këmbimit por gjithashtu sipas tyre, edhe ecuria në bursat ndërkombëtare reflektohet në luhatjet valutore. /ATSH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme