“Kemi arritur kulmin” e pandemisë, thotë kryeministri i Spanjës

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Spanja së shpejti do të fillojë procesin e lehtësimit të masave aktuale të bllokimit në vend për të zbutur pandeminë e Coronavirusit në vend.

Kështu tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, pasi ai i kërkoi parlamentit të aprovojë kërkesën e tij për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri me 26 prill.

“Ne kemi arritur kulmin dhe tani fillon de-përshkallëzimi,” i tha Sanchez parlamentit spanjoll gati të zbrazët të enjten, pasi shumica e ligjvënësve po punojnë nga shtëpia, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme