Më 23 tetor të vitit 2017, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhe grupi i famshëm, Florida Georgina Line, publikuan këngën “Meant to be”.
Kjo këngë e zhanrit ‘country’ është pëlqyer në mbarë botën, teksa për vetëm brenda një viti, ka arritur mbi 600 milionë klikime në kanalin YouTube.
Duke qenë kaq e pëlqyer, kjo kënga ka thyer edhe rekordin e vitit, pasi është kënga e vetme këtë vit që përgjatë një vitit të tërë ka qëndruar në Billboard.
Për javë të tëra, “Meant to be” ka qenë në vendin e parë, teksa më pas është pozicionuar edhe në vende të tjera.
Njëherësh, “Meant to be” është ndër të paktat këngë që brenda dekadës së fundit e ka arritur këtë sukses.
E lumtur për këtë gjë, këngëtarja shqiptare publikoi në Instagram një fotografi nga lajmërimi i Billboard, teksa shkruante në mbishkrimin e saj “Kjo dekadë”.
https://www.instagram.com/p/BpSAkdTFKoc/?utm_source=ig_embed
Bebe Rexha ka qenë shumë e suksesshme edhe këtë vit, duke nxjerr në shitje albumin e saj të ri “Expectations”, që është pritur shumë mirë nga fansat.
“I’m a mess” është kënga hit e albumit, e cila ka marrë mbi 150 milionë klikime në YouTube, ndërsa ende është pjesë e top listave britanike dhe amerikane.
Dita-ditës, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), po e vërteton se është një nga shqiptaret më të suksesshme në tregun e huaj.