Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur në ndeshjen e parë finale të NBA-s.
“Luftëtarët” pësuan humbje si mysafir të skuadrës kanadeze Toronto Raptors me rezultat 118-109.
Pos, ndeshjes atraktive dhe rivalitetit në fushë, vëmendjen e ka rrëmbyer edhe super fansi i Torontos, këngëtari Drake.
Ai në një moment pothuajse sa nuk u kacafyt me lojtarin më të mirë të ekipit të Golden State, Stephjen Curry.
Por, duket se e gjithë situata përfundoi vetëm me një fërkim mes atyre dhe nuk pati ndonjë përleshje.