Një incident ka ndodhur në emisioni “Edicioni veror” në “ABC News”, gjatë intervistës së gazetares me këngëtarin shqiptar Seven Saraçi.
Në momentin që gazetarja i është afruar për t’i bërë disa pyetje, Seven i revoltuar ka kërcënuar kameramanin se do t’i thyente kamerën nëse nuk e fikte. “Do ta thyej kamerën? Do ta thyej?”, dhe u ngrit në këmbë për të bërë sherr.
Lidhur me këtë incident gazetarja është shprehur se prej 2 orësh po e prisnin reperin dhe se prej tij nuk kishin marrë asnjë mesazh anulimi për intervistën.
“Duke qenë se Seven konsiderohet si këngëtar i momentit që gjeneron shumë klikime në Youtube menduam ta intervistonim nga afër. Pas 2 orësh në pritje të tij dhe pas asnjë mesazhi anulimi paraprak ndodh edhe ky incident”, u shpreh ajo.
Këngëtari më pas ka reaguar personalisht në profilin e tij në Instagram, ku shkruan se kamera nuk kishte leje për t’u futur në një zonë private. Ai shkruan se e kishte të pamundur të bënte intervistë pasi ishte me grip.