Këngëtari vret veten aksidentalisht gjatë xhirimit të një videoklipi

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të një klipi, ku ylli i muzikës country, Justin Carter ka qëlluar aksidentalisht veten me një armë zjarri.

Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të klipi muzikor, në apartamentin e 36-vjeçarit në Huston të Teksasit.

Ka qenë nëna e tij ajo që ka rrëfyer ngjarjen tragjike. Cindy McClellan, nëna e 36-vjeçarit tha se, “Justin kishte një armë në xhep, në momentin që ai e nxori, ajo u shkrep duke e kapur atë te cepi i syrit”.

Justin Carter gjeti vdekjen një ditë pasi publikoi këngën e tij më të re, mësohet se këngëtari ka lënë pas edhe dy vajza të vogla, Dixie dhe Kaylee.

Sipas McClellan, Carter ishte gati për ta realizuar një turne në 10 shtete, pasi kishte përfunduar kohët e fundit marrëveshje me Triple Threat Management.

Të ngjashme