Këngëtari Art Abazi mëngjesin e sotëm (e martë), nuk e kishte aq të këndshëm sa çdo mëngjes tjetër.
Përkundrazi, me të zgjuar, ai ka parë se vetura e tij e parkuar gjatë natës, është thyer nga hajdutët.
Këtë gjë, ai e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, ku ka treguar imazhet nga vetura e thyer.
Atij i janë vjedhur dritat e përparme të veturës, si dhe i është thyer gjami i përparmë i shoferit.
“Zgjohet njeriu në mëngjes dhe e gjen veturën pa drita”, shkruan Arti në mbishkrimin e fotografisë.
Më pas, Abazi ka treguar se lidhur me këtë ngjarje ka njoftuar Policinë e Kosovës, duke mbajtur shpresa në zbardhjen e rastit.
“Krejt shpresat te numri i rastit”, ka shkruar më tej këngëtari Abazi.