Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103 vjeçare

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, e cila ka ndihmuar në mbajtjen lart të vlerave morale gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 103-vjeçare.

“Familja njofton me dhimbje të thellë për vdekjen e një prej këngëtareve më të dashura të Britanisë, në moshën 103-vjeçare”, është thënë në njoftimin e familjes së saj më 18 qershor.

“Dama, Vera Lynn, që ka jetuar në Ditçling, ka vdekur më herët gjatë ditës, e rrethuar nga familja e saj e ngushtë”, është thënë në njoftim.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së saj.

Lynn, e njohur si Dashuria e Forcave, ka ngritur moralin e ushtarëve që kanë luftuar jashtë shtetit si dhe të civilëve në Britani me këngët si, “The White Cliffs of Dover”, nëpët të cilat janë shpërfaqur dëshirat dhe shqetësimet rreth konfliktit me Gjermaninë Naziste atëbotë.

Më 1975, asaj i është ndarë çmimi Damë, që për gratë është i barasvlefshëm me çmimin e kalorësit.

Lynn është përmendur së fundmi nëpër tituj të mediave, kur Mbretëresha Elizabeta II, ka përdorur fjalët e këngës së saj të famshme, për t’i thënë shtetit “ne do të takohemi sërish”, përgjatë një transmetimi të rrallë para kombit, në kohën e pandemisë me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme