tyre në një ceremoni të fshehtë mes familjarëve dhe shoqërisë.
Conrad Carr, miku i dyshes, ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram nga kjo ceremoni martesore.
Dyshimet i shtojnë detajet dhe dekorimet që janë përzgjedhur, e gjithashtu edhe veshja e Mileyt dhe Liamit, transmeton telegrafi.
Madje, si pjesë e dekorimit janë edhe disa balona “MR&MRS”, ndërsa këngëtarja ka veshur një fustan të bardhë me krahë të hapur dhe aktori një kostum, që ngjanë si një dhëndër.
Pjesëtarët e botës së kinematografisë amerikane shihen krahas njëri- tjetrit duke e prerë tortën.
Ndryshe, Liam dhe Miley u njohën në vitin 2009 dhe më pas u ndanë për tre vjet për t’u ribashkuar në vitin 2016.