Këngëtarja pas operacionit të dytë brenda vitit: Shpresoj të jetë i fundit

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 21:00 | Nga

Kohët e fundit, Besjana Kasami, ose siç e njohim “Big Mama” ka marrë vëmendjen e mediave rozë, kjo për shkak të ndërhyrjes së bëri për zvoglimin e lukthit apo edhe për dasmën e saj, e cila ishte parashikuar këto muaj të mbahet, por nuk u bë.

Muaj më parë “Big Mama” iu nënshtrua operacioni për të eliminuar kilogramët e tepër dhe rezultati ishte vërtet i dukshëm. Mund ta themi me shumë bindje se Besjana nuk është më një “Big Mama”, por një “Sexy Mama”. Pak ditë më parë ajo prezantoi edicionin e 13-të të “Zhurma Show” ku i mahniti të gjithë me pamjen e saj.

Së fundmi, ajo i është nënshtruar një tjetër operacioni, kësaj radhe në sy për të korigjuar dioptrinë e tyre.

Ashtu sikurse edhe herës tjetër, ka qenë vetë “Big Mama”që ka dhënë këtë lajm.

“Pas kontrolles qe kisha me Dr Ilir Osmani une menjeher vendosa qe te operohem, korigjimi i dioptrise me laser eshte shpetim per mua. Shihemi pas Operacionit… pa syza e pa thjerza  p.s besoj opercaioni i fundit do te jete per kete vit di jap fund mo opercaioneve”, ka njoftuar këngëtarja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme