Sarah Berisha ka një mesazh për Einxhelin pasi iu nënshtrua operacionit

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Duke luajtur me banorët, Einxhel Shkira ka lënduar rëndë krahun në shtëpinë e Big Brother VIP.

Madje mëngjesin e ditës së sotme, ajo u detyrua të largohej nga shtëpia, derisa më vonë produksioni i Big Brother VIP njoftoi se moderatorja shqiptare do t’i nënshtrohet një oepracioni.

Reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale nga njerëzit që i kanë uruar shërim të shpejt Einxhelit, derisa tani ka reaguar njëra nga ish-banoret, Sarah Berisha.

Në llogarinë e saj në Instagram Sarah ka publikuar një fotografi teksa i ka shkruar se të gjithë e dinë se sa e fortë Einxhel është.

“Të gjithë ne e dimë se sa e fortë je ti …Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur”, ka shkruar Sarah.

Kujtojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën, apo me kaq do të përfundojë aventura e saj në Big Brother VIP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme