Reagon edhe Dj PM pasi Einxhel Shkira theu krahun dhe iu nënshtrua operacionit

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Derisa po bënin një lojë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dyshohet të ketë thyer krahun.

Banorja e cila nisi aventurën e saj në Big Brother me 26 tetor, është larguar përkohësisht nga shtëpia, për t’iu nënshtruar një operacioni.

Reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale, derisa nuk kanë munguar edhe ato nga banorët që janë larguar.

Së fundmi ka qenë Dj PM ai i cili i ka uruar shërim të shpejtë moderatores nga Shqipëria.

“Qëndro e fortë motër”, ka shkruar Dj PM në llogarinë e tij në Instagram, derisa ka publikuar edhe një fotografi të Einxhelit.

Einxhel Shkira nuk dihet ende nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë lojën e saj në Big Brother VIP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme