Këngëtarja turke, Hacer Tülü, është vrarë në një klub të njohur nate në Bodrum të Turqisë.
40-vjeçarja është në mesin e dy të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë në klubin e natës Medusa.
Mediat turke raportojnë se një veturë është ndalur para klubit para se një person të futej në objekt dhe të hapte zjarr në drejtim të njerëzve.
Personi i dytë i vrarë besohet se është pronari i klubit. Në këtë sulm janë plagosur katër persona.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar.