Keni punë stresuese, rrezikoheni nga këto 5 lloje kanceri

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Të punuarit në një profesion stresues për 15 vite rrit rrezikun për 5 lloje të ndryshme të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, paralajmërojnë shkencëtarët.

Disa studime kanë treguar se ekziston një lidhje mes faktorëve të ndryshëm psikologjikë dhe rritjes së rrezikut për zhvillim të kancerit, ndërsa studime të tjera e kanë hedhur poshtë këtë tezë.

Për ta përcaktuar saktë këtë lidhje, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Quebec krahasuan përhapjen e kancerit tek meshkujt me stresin e lidhur me punën.

Ngarkesa në punë dhe presioni i kohës nuk ishin të vetmit shkaktarë të stresit të përmendur nga pjesëmarrësit në studim.

Pasiguria në punë, problemet financiare dhe përballja me klientët janë listuar gjithashtu nga 3100 pacientë të diagnostikuar me kancer si shkaktarë të stresit, shkruan Shëndeti +.

Faktorë të tjerë të përmendur nga ta ishin edhe gjendjet e vështira apo sfiduese në punë, super-vizimi i punonjësve, konflikti ndër-personal etj.

Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan një lidhje të konsiderueshme mes punës stresuese dhe këtyre 5 llojeve të kancerit: i stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, zorrës së hollë dhe limfomës jo- Hodgkin.

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit nën stres mund të fillojnë të pinë duhan, alkool ose e teprojnë me të ngrënin.

Profesionet më stresuese, sipas ekspertëve, janë: zjarrfikësit, inxhinierët industrial, mekanikët dhe punonjësit e hekurudhës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme