Keniani Kimaiyo fitues i maratonës “Prishtina 2024”, Luiza Gega me rekord në konkurrencën e femrave

Prishtinë | 22 Sht 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Garuesi nga Kenia, Shedrack Kiptoo Kimaiyo është fitues Maratonës ‘Prishtina 2024’.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, Kimaiyo arriti në cak për kohën 2 orë e 25 minuta, pasi kaloi shtegun prej 42 km.

I dyti në cak arriti bashkëkombësi i tij, Laban Cheruiyot.

Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega, ka triumfuar në konkurrencën e femrave.

Gega për herë të parë ishte pjesë e këtij eventi të madh që zhvillohet në Kosovë dhe qysh në pjesëmarrjen e parë ajo triumfoi, duke shfaqur performancë të lartë dhe duke mposhtur garuese nga Kenia.

Garuesja shqiptare shtegun e kaloi për kohën 2 orë e 35 e 07 të qindta duke kthyer rekord kombëtar.

Një garues tjetër nga Kenia ishte fitues i gjysmëmaratonës 21 km.

Kennedy Kipkemoi Rono e kaloi shtegun për kohën 1 orë e 04 minuta.

Në maratonën e kryeqytetin sipas organizatorëve kanë marrë pjesë mbi 1200 persona.

Kritika për organizim kishte për shkak se vrapuesit pengoheshin nga veturat, por mungonin edhe pikat e furnizimit me ujë e lëngje të tjera.

Të ngjashme