Një punëtor është lënduar derisa po punonte në një objekt ndërtimi në rrugën “Agim Ramadani”, në Mitrovicë. Ai është dërguar menjëherë në spital për trajtim.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë. I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.