Një person në Lipjan është arrestuar, pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës së mitur.
Siç thuhet në raportin e Policisë, ngjarja ka ndodhur dje dhe menjëherë pas lajmërimit të rastit, janë përgjigjur njësitet relevante policore.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdor seksualisht viktimën moshë e mitur femër K/Shqiptare. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore’, shkruan në raport.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari, është dërguar në qendrën e mbajtjes.