Prokuroria e Shtetit e ka rritur për një numrin e rasteve të shënjuara në regjistrin që shërben për matjen e plotësimit të kushtit të korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Rasti më i ri që ka hyrë në këtë regjistër është ai i drejtorit financiar të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM), Mendim Sojeva.
Burime brenda Prokurorisë Themelore kanë thënë se edhe pse ky rast është në fazën e parë të hetimit, lënda është konsideruar si adekuate për të hyrë në “regjistrin kundër korrupsionit”.
Gazeta javë me parë ka raportuar për dyshimin se drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva, ka keqpërdorur rreth 300 mijë euro duke u mbështetur në emër të avancave për udhëtime që nuk kanë ndodhur asnjëherë.