Paaftësia dhe mosvullnetshmëria për të nxjerrë marrëveshje të mira me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Serbinë nuk mund të shitet për epërsi aq më pak për heroizëm në Kosovë.
Nga paaftësia, arroganca dhe kapadaillëku i kryeministrit tonë, nuk dëmtohet as Brukseli e as Uashingtoni. Janë dëmtuar shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës, ndër to, çështja e të pagjeturve dhe drejtësia.
Megjithatë, kryeministri ynë po bën atë që di më së miri: po e izolon Kosoven, po e zbaton super zajednicën, po e ç’integron Kosovën institucionalisht dhe territorialisht, dhe krejt këto po ua shet për ‘shtrirje sovraniteti’ atyre që nuk e dinë çfarë është sovraniteti, nuk e dinë as si është veriu i Kosovës.
Albin Kurti ka sjellur Kosovën në pikën kur më nuk do të ketë mundësi dialogimi, negociimi apo përfitmi, por vetëm pranimi si akt i kryer.