Kërcënimet me bllokim të sistemit arsimor e shëndetësor, deklarohen nga Qeveria

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës është duke punuar në hartimin e projektligjit për pagat në sektorin publik.

Në një përgjigje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se grupi punës aktualisht është duke punuar në projektligjin për pagat, i cili pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike.

“Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve publike, me qëllim që ky ligj të hartohet në mënyrë të duhur dhe të zgjidhë problemin në term afatgjatë”, ka thënë Kryeziu për Indeksonline.

Më tutje, Kryeziu thotë se pagat në sektorin publik janë të rregulluara me një numër të madh të akteve ligjore dhe nënligjore të ndryshme, dhe kjo, sipas tij, ka krijuar për vite një situatë konfuze.

Qeveria, thotë ai se po angazhohet maksimalisht për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

 “Ligji për Paga në sektorin publik është ndër ligjet me komplekse në agjendën tonë legjislative. Ligji i miratuar nga qeveria e kaluar kishte krijuar pabarazi të mëdha, dhe si rrjedhojë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka ngushtuar terrenin për hartimin e këtij ligji. Këto janë arsye shtesë pse hartimi i këtij ligji kërkon më shumë kohë, në mënyrë që të adresohen gabimet e kaluara që kanë krijuar pabarazi, por edhe që projektligji i ri të jetë në përputhshmëri me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar Kryeziu.

Një ditë më parë punonjësit shëndetësorë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për Ligjin e Pagave. Në këtë protestë ka marrrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka thëne se nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk implemetohet Ligji i Pagave do të ketë grevë në sistemin arsimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme