Kërcënimi për bombë në Kullën e Eiffelit doli të jetë alarm i rremë, bëri të ditur një zyrtar policor për agjencinë Anadolu.
Ky zyrtar, i cili kërkoi që të mos identifikohet, tha se objekti ikonë i kryeqytetit francez është rihapur për vizitorët nën masa të sigurisë.
Kulla e Eiffelit u zbraz të mërkurën për shkak të një kërcënimi me bombë, raportuan mediet lokale më herët, transmeton Gazeta Express.
Një zonë e madhe përreth kullës u rrethua dhe u bllokua nga policia dhe nga njerëzit u kërkua që të qëndrojnë larg vendit ku u paralajmërua rrejshëm shpërthimi.