Të hënën në fshatin Keqekollë të Prishtinës, një ankues mashkull ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, një i dyshuar mashkull, nën kërcënimin e armës ka tentuar ta ndalojë, njofton Policia e Kosovës.
Ankuesi nga frika nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka goditur të dyshuarin, i cili aksidentalisht kishte shtënë një herë me armë.
I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.
Pas tretmanit mjekësor, ai me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.