Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaii është kërcënuar pasi që në shtëpinë e tij ka pranuar një “porosi” të pazakonshme.
Në orët e mbrëmjes atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku në të njejtën shihet deputeti Ismajli, duke punuar në zyrën e tij.
I kontaktuar nga portali Periskopi, deputeti Ismaili ka thënë se gjendet në polici.
“Jam në polici për momentin” ka thënë ai shkurt.