Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, është kërcënuar gjatë natës së mbrëmshme në Prishtinë.
Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë e gjatë ditës së premte është raportuar një rast i kërcënimit.
“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti, për Kallxo.com.
Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.