Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të martën është kërcënuar nga dy persona të dyshuar.

Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se bëhet fjalë për një pronë.

“Dje me datë 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se rreth orës 20:00 është kanos nga një i dyshuar, i dyshuari i parë ka përcjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, te djali I ankuesit. Ankuesi është Kanos nga i dyshuar pasi që ai është I pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “transiti I ri” në Prizren”, tha Bytyqi.

Sipas tij, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë.

Të ngjashme