Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, është kërcënuar. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, duke mos dhënë detaje tjera.
MPB-ja ka konfirmuar lajmin për kërcënimin e Berishës, si reagim ndaj një artikulli të publikuar në medie ku thuhet se është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram.
Reagimi i plotë:
Ministria e Punëve të Brendshme, demanton lajmin që është publikuar sot: më 26.11.2020, në portalin “Sinjali” me titull: “Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës”
Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se ka pasaktësi shkrimi që është publikuar sot në portalin: “Sinjali”, me titull: Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës”.
Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se nuk është e vërtetë që është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram, siç përmendet me emër dhe i është publikuar fotografia në portalin në fjalë.
MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha.