Zyrtari kërcënohet me armë zjarri në vendin e punës

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 14:47 | Nga

Një punonjës zyrtar i Komunës së Lipjanit është kërcënuar në vendin e punës me armë zjarri nga një person tjetër.

Me të marrë informatën Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, i cili kishte kërcënuar personin tjetër në vendin e punës.

“Ankuesi mashkull k/shqiptar ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës ishte kërcënuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k/shqiptar”.

”Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme