Zlatan Ibrahimovic ka pohuar guximshëm se FIFA nuk mund ta ndalë atë të marrë pjesë në Kupën e Botës me Suedinë këtë verë, nëse ai veçse vendos ta ndjekë ëndrrën për të luajtur në Botëror.
Sulmuesi enigmatik u pensionua nga Kombëtarja në fund të Kampionatit Evropian “Euro 2016”, transmeton Gazeta Express.
Ai, megjithatë, ka sugjeruar se do të dëshironte të kthehej në fole për një turne përfundimtar për vendin e vet në skenën më të madhe futbollit botëror.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Barcelonës ka thënë për Eurosport: “FIFA nuk mund të më ndalë. Nëse dua të jem atje, do të jem atje”.
“Ngjashëm si me ekipin kombëtar, nëse dua të luaj, do të luaj. Dera është e hapur dhe jo e mbyllur”, shtoi ai.