Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë, të cilët i kishin shqiptuar një tiketë trafiku për kundërvajtje në trafik.
Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Deçanit në rrugën “M.Berisha&E.Geci”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.